SONDAZHI/ BalkanWeb: Sherefedin Shehu 18% para kandidatit socialist Muharrem Rama

SONDAZHI/ BalkanWeb: Sherefedin Shehu 18% para kandidatit socialist Muharrem Rama

94
0
Shares

Sherefedin Shehu, favorit për të fituar zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.
Kështu rezultoi sondazhi on-line në portalin BalkanWeb, ku lexuesit u pyetën mbi temën e sondazhit: Sherfedin Shehu i PD, apo Muharrem Rama i PS, cili nga të dy mendoni se fiton garën për kryebashkiak në Dibër?
Nga votimi prej datës 22 Gusht, rezultoi se Sherefedin Shehu, mblodhi 1 101 vota, kurse Muharrem Rama 760 vota. Shehu sipas këtij sondazhi shpallet fitues me 59% të votave on-line.
Ndërkohë realisht, të dy kandidatët vijojnë këto ditë garën elektorale, garë që finalizohet me votimin më 11 Shtator.
Shehu e Rama janë të përzgjedhurit nga kampet përkatëse të politikës pas shkarkimit që iu bë nga detyra Shukri Xhelilit, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi kërkoi favore seksuale ndërsa ushtronte funksionin e kryebashkiakut. Xhelili fitoi në Dibër në qershor të vitit 2015, pas mbështetjes që pati nga PS dhe LSI./BalkanWeb/
screenshot_10

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY