RTSH: Ja pse nuk e transmetuam ndeshjen miqësore Shqipëri – Marok

RTSH: Ja pse nuk e transmetuam ndeshjen miqësore Shqipëri – Marok

73
0
Shares

Ashtu si gjatë ndeshjeve të kampionatit europian, Televizioni Shqiptar nuk e transmetoi mbrëmë ndeshjen miqësore të kombëtares. Edhe kësaj here ka pasur reagime të shumta, sidomos në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme.
Përmes një deklarate për mediat ka reaguar sot edhe RTSH, duke sqaruar se nuk ka faj që nuk transmetoi ndeshjen Shqipëri-Marok, pasi të drejtat për këtë ndeshje i ka një palë e tretë që kishte organizuar takimin.
RTSH hedh akuza të rënda për procedurat e shitjes së të drejtave të transmetimit të kombëtares dhe atë që e cilëson si “privatizimin” e kuqezinjve.

Reagimi i plotë i RTSH-së

RTSH ndjen për detyrim të sqarojë publikun e gjerë, se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore ShqipëriMarok, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ditën e mërkurë në mbrëmje. Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH­së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.
Pavarësisht çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me procedura të rregullta tenderimi, për sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSH­së, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSH­së nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore.
Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq. Cilido është i ftuar pranë institucionit tonë për tu informuar në lidhje me gjithë procedurën zyrtare të ndjekur nga RTSH­ja në këtë rast. Ne, patjetër e kuptojmë reagimin popullor në lidhje me “privatizimin” e Kombëtares, e cila përsëri nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv “free” (pa pagesë), por nuk mund të mbajmë mbi supe “faturën” për këtë mos­transmetim ne si RTSH që kemi bërë përpjekjet maksimale deri në minutat e fundit.
Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa pasur asnjë masë detyruese nga FSHF­ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH­së.
E pra, RTSH nuk mund të përdoret më, si “dorë e tretë” apo e katërt, blerjesh të drejtash që rriten artificialisht dhe pa asnjë logjikë tregu, por me synimin e vetëm për tu pasuruar nga “magjia” që dhuron Kombëtarja e futbollit. RTSH ju informon se ka nisur një politikë të re, sidomos në transmetimet sportive. Kontratat e lidhura për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare, ndeshjet kualifikuese të Kosovës, të ekipeve më të njohura evropianë, të fazave finale të Botërorit 2018, apo 2022 (të drejta ekskluzive këto), të ndeshjeve të Kampionateve shqiptare të futbollit (Kategoria Superiore, Kategoria e parë, apo Kampionati i moshave), të UEFA Europa League, duke transmetuar qysh në periudhën e verës, ekipet shqiptare si Kukësin apo Partizanin, ekskluzivisht,… ndoshta këto, kanë shqetësuar me të drejtë operatorët e tjerë.
Ju garantojmë që ky është vetëm fillimi… RTSH do të bëj maksimumin, sot e në vazhdim që të garojë në çdo tender të drejtash transmetimi si një institucion serioz, si një partner ideal mediatik për çdo Federatë, për çdo aktivitet, kombëtar e ndërkombëtar. RTSH transmetoi për të parën herë, Kombëtaren tonë të basketbollit në një ndeshje luajtur në Gjeorgji një ditë më parë dhe do vazhdoj t’i transmetojë të gjitha ndeshjet kualifikuese që Përfaqësuesja jonë “e koshit” do të zhvilloj në kuadrin e kualifikueseve për Euro 2017.
Po kështu, do të vazhdojmë edhe me volejbollin shqiptar, për të përmbushur jo vetëm misionin si media publike, por edhe për të shërbyer në rritjen e cilësisë së sportit kombëtar. Kanali sportiv televiziv pa pagesë, RTSH Sport, që do të fillojë transmetimet 24 orë në ditë dhe që do të ketë shtrirjen e TVSH­së, siç duket, ka stimuluar ndjeshëm “baltën” e hedhur orët e fundit, por kjo nuk na ndal dot në rrugën që kemi nisur… Takohemi të hënën në mbrëmje, drejtpërdrejtë nga “Loro Boriçi” me debutimin zyrtar të Kombëtares sonë, Shqipëri – Maqedoni, ora 20.45 në RTSH HD, TVSH dhe RTSH Sport. Departamenti Sportit në RTSH!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY