Mjekësia Ligjore “palë” me vrasësit e Ardit Gjoklajt, fsheh raportin e shkakut...

Mjekësia Ligjore “palë” me vrasësit e Ardit Gjoklajt, fsheh raportin e shkakut të vdekjes

79
0
Shares

ABC News prej ditësh ka tentuar të kontaktojë zyrtarisht me drejtuesit e Mjekësisë Ligjore për përfundimin e autopsisë së trupit të 17 vjeçarit, por asnjë përgjigje nga institucioni i cili edhe pse kanë kaluar mbi 25 ditë ende nuk e ka dorëzuar në prokurori raportin e shkakut të vdekjes.
Nga ana tjetër, burime kofidenciale thanë se Ardit Gjoklaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes nga kova e ekskavatorit dhe më pas shtypja nga zinxhirët e makinerisë së rëndë. Edhe në dosjen paraprake të prokurorisë, nga këqyrja e kufomës janë përshkruar me detaje dëmtimet e trupit të 17 vjeçarit. Sipas këtij materiali, thuhet se viktima ka pas dëmtime të mëdha, si kokë, gjymtyrë e trup të deformuar deri edhe në mungesë të indeve të ndryshme, si pasojë e zinxhirëve të ekskavatorit tashmë të bllokuar që ndodhet brenda rrethimit të landfillit të Sharrës.
Ardit Gjoklaj ishte punonjës sezonal i kompanisë “3R” në landfillin e Sharrës, në selektimin e mbeturinave.
Kjo është konfirmuar për prokurorin nga 7 dëshmitarë, me të cilët natën e ngjarjes Gjoklaj ishte duke punuar në vendgrumbullimin e mbeturinave urbane në Sharrë.
Prokuroria ka siguruar dëshmitë e 7 personave, nga 14 të marr në pyetje, të cilët konfirmojnë se Gjoklaj kishte më shumë se 1 muaj që punonte në landfill i pasiguruar dhe deklaruar nga kompania 3R.
Për hetuesit, ka qenë fillimisht përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama ai që ka mohuar punësimin e Gjoklajt në kapanonin e selektimit të mbetjeve urbane por që pas caktimit të masës së sigurisë ka ndryshuar qëndrim. Nga ana tjetër, edhe në momentin e gjetjes së 17-vjeçarit të vdekur, policia gjatë këqyrjes ka konstatuar se Ardit Gjoklaj kishte veshur dorezat e kuqe, siç i kishin punëtorët e tjerë të regjistruar dhe një mushama shiu me mbishkrimin: Bashkia e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY