Kompania Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC) me të cilën Bankers ka lidhur kontratën e shitjes së 65 % të prodhimit të saj është offshore e regjistruar në Ishujt Britanikë Virgin.
Ionian Refining dhe Trading Co, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 13 qershor të vitit 2016.
Por një portal lajmesh syri.net ka gjetur se kompania ka lidhje me biznesmenin Besnik Sula, i njohur për miqësi të ngushtë me kryeministrin Rama. Kompania e regjistruar në Tiranë ka për administrator Tauland Musabelliun i cili ka qenë ndërkohë administrator i bizneseve të kompanisë Sulaj.
“Musabelliu ka qenë administrator i kompanisë “Sulaj Progres Group”, i zotëruar nga biznesmeni Sulaj dhe tani shfaqet si administrator në kompaninë Ionian Refining që do të shfrytëzojë ARMO-n.”, shkruan portali duke shkuar më tej që edhe marrëveshja mes Bankers dhe IRTC është një kushtëzim i qeverisë dhe jo kushtëzim i Bankers.
Nga Ministria e Ekonomisë, që ende zotëron 15% të aksioneve të ARMO nuk ka informacion se në çfarë marrëdhënie kontraktuale ka hyrë kjo kompani e re me rafinerinë ARMO dhe si do të veprohet me detyrimet e shumta që ka ARMO.
Deri tani, rafineria e ARMO ishte marrë në shfrytëzim nga dy kompani, TPD Drilling dhe Deveron.
ARMO, një histori problematike borxhesh
Rafineria ARMO, është një nga kompanitë më problematikë në Shqipëri, teksa ëhstë kreditori më i madh i vetëm i keq në banka dhe ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve.
Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, shkruanmonitor.al
Aërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit i ka të paktën 100 milionë euro.
Asetet e ARMO-s muajt e fundit kanë qenë në shitje nga kreditorët, si Raiffeisen, ndërsa një pjesë e tyre është sekuestruar nga Albpetrol si rrjedhojë e mosshyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, që arrijnë rreth 50 milionë dollarë. Në sekuestro së fundmi asetet e ARMO-s kanë qenë dhe nga Dogana Fier.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/