Kapet nga Interpoli, skema mashtruese në tregtinë e çimentos

Kapet nga Interpoli, skema mashtruese në tregtinë e çimentos

64
0
Shares

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i një shtetasi të shpallur në kërkim, i implikuar para 1 viti, në skema mashtruese me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në Korçë.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit penal nr 307, të datës 12.08.2015 ndaj shtetasit të shpallur në kërkim :

Sotiraq Beçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë: “Arrest me burg” për veprën penale : “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm, është shpallur në kërkim më datë 12.08.2016, si i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua, një skemë mashtrimi me Tvsh- në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY