Gjobat ndaj biznesit, dogana në konflikt interesi

Gjobat ndaj biznesit, dogana në konflikt interesi

72
0
Shares

Teksa në tatime bizneset apelojnë gjobat te Avokati i Tatimpaguesit, në dogana situata është krejt tjetër. Dogana vetë vendos i penalitetet ndaj biznese dhe po vetë i gjykon nëse këto janë të drejta apo ajo.

Bëhet fjalë për rastet kur doganat pretendojnë se subjektet të ndryshme biznesi kanë krijuar detyrime.

Sipas një udhëzimi që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nxjerrë ketë vit për arkëtimin e borxhit doganor përcaktohet se subjekti debitor mund të ankohet kundër vendimit të autoritetit doganor për nje shkelje në fushën doganore duke plotësuar disa kushte të detyrueshme të tilla si: Kërkesa ankimore duhet të ushtrohet brenda 5 ditëve nga momenti i njoftimit të vendimit. Ndërkohë debitori duhet të ketë paguar shumën e plotë të borxhit doganor të përcaktuar në vendimin e doganës përkatëse të degës doganore. Shuma e detyrimit paguhet në llogari të DPD-së.

Gjithashtu debitori duhet të ketë paguar edhe 40 për qind të shumës së gjobës për llogari të DPD-së, e cila nuk duhet të jetë më shumë se vlera e detyrimit. Shumat mbahen në ruajtje deri në marrjen e vendimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. Arkëtimi dhe pagesa e kësaj shume bëhet për llogari të DPD në degën e thesarit kundrejt titull për arkëtim.

Me paraqitjen e kërkesës ankimore në Drejtorinë Juridike të DPD, verifikohet nëse ankimi është bërë brenda afateve. Nëse aplikuesi është në afatit 5 ditë ankesa nuk merret fare në shqyrtim. Nëse ankesa është bërë brenda afateve, por pagesa 100 për qind e detyrimit dhe pagesa e 40 % e shumës nuk është bërë, drejtoria Juridike kërkon që të bëhen këto pagesa.

Vetëm pasi Drejtoria e Buxhetit dhe Financës ka konfirmuar pagesën 40% të gjobës dhe dega doganore ka konfirmuar 100% të pagesës së detyrimit.

Më pas ankesa shqyrtohet nga Drejtori i përgjithshëm i Doganave. Nëse Drejtori i përgjithshëm rrëzon pretendimin e biznesit, drejtoria përkatëse doganore nis edhe vjeljen e pjesës tjetër të gjobës prej 60%. Por Drejtori i Përgjithshëm i Doganave mund të dërgojë ankimin e biznesit për rishikim pranë degës përkatëse doganore ku është krijuar detyrimi

Në rast se bizneset nuk janë dakord me vendimin e Drejtorit të përgjithshëm mund të vijojnë ankimin në gjykata.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY