Kreu i komisionit të Medias, Genc Pollo ka reaguar sot ndaj faktit se televisioni publik nuk transmetoi ndeshjen ndeshjen Shqipëri-Marok të luajtur në mbrëmjen e djeshme.
“TVSH, TV publik, nuk transmeton ndeshjen e kombëtares me Marokun.Si me europianin. Veç me lekë tek TV pranë qeverisë”, deklaron Pollo.
Fakti që TVSH nuk transmetoi ndeshjen është pritur me indinjatë nga shumë qytetarë ndërsa grupe të ndryshme politike dhe interesi kanë kërkuar që drejtuesit e TVSH të vihen përpara përgjegjësisë.
Drejtuesi i aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu kërkoi sot arrestimin e drejtorit të Përgjithshëm, Thoma Gëllci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/