Ardit Gjoklaj nuk është viktima e parë, që ka gjetur vdekjen në Landfillin e Sharrës.
ABC News ka siguruar dosjen e prokurorisë, ku është evidentuar vdekja e 47-vjeçares Mirvete Duka brenda landfillit në Sharrë më 25 nëntor të 2015 nga fadroma që kishte për detyrë shtypjen e mbeturinave. Sipas këtij materiali, përgjegjës për vdekjen e 47-vjeçares është Kasem Koçi, i cili do të gjykohet nga gjykata e Tiranës për akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë vdekjen e shtetases Mirvete Duka.
Ngjarja për të cilën akuzohet Koçi ka ndodhur mesnatën e datës 25 nëntor brenda landfillit, kur ka goditur dhe shtypur me fadromë shtetasen 47 vjeçare e cila po mblidhte hekurishte.
Në dosje thuhet se shoferi i fadromës ka marrë punën në 21:00 të darkës dhe punonte deri në 03:00 të mëngjesit. Ai kishte për detyrë shpërndarjen dhe shtypjen e mbeturinave që sillnin kamionët nga Tirana. Gjatë punës, Koçi ka pretenduar se para kishte punëtor që selektonin mbeturinat për të cilat kishte fushe-pamje. Ndërsa nga pas nuk i shihte punëtorët që mblidhnin apo selektonin mbeturina. Në këtë kohë, në ora 00:15 thuhet në dosje ai ka dëgjuar të bërtiturat e një gruaje tjetër, ku ka ndalur mjetin dhe ka konstatuar se kishte shtypur një shtetase, për të cilin ka njoftuar menjëherë policinë. Nga verifikimet e kryera, thuhet në dosjen e prokurorisë. Mirvete Duka nuk ishte punonjëse e lnadfillit të Sharrës dhe kishte hyrë fshehurazi brenda rrethimit për të mbledh hekurishte. Për pasojë, është shtypur nga fadroma që shpërndante mbeturinat në landfillin e Sharrës.
Dosja ndaj të pandehurit Kasëm Koçi pritet të hidhet në short për të caktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë çështjen në fillim të muajt shtator.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/