Dronet të rëndësishme në përballimin e pasojave të tërmetit

Dronet të rëndësishme në përballimin e pasojave të tërmetit

69
0
Shares

Ministria e Brendshme italiane me anë të një komunikate shtypi ka informuar mbi rolin e rëndësishëm që kanë luajtur dronet e repartit të “Sistemit ajror e të pilotimit të telekomanduar” (SAPR) të forcave të zjarrfikësve për të përballuar emergjencën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 24 gushtit në Italinë Qendrore.
“Dronet e këtij reparti, lexohet në komunikatën për shtyp, kanë kryer rreth 9 orë fluturim e mbi 40 ulje e ngritje në territoret e zonave të dëmtuara. Kanë prodhuar imazhe e video në shërbim të operacioneve të shpëtimit, kanë transmetuar informacione të rëndësishme në ndërtesa e banesa ku ishte mjaft e rrezikshme për t’u ndërhyrë duke vënë në siguri dhe jetën e personelit të trupave të shpëtimit”.
Dronet e përdoruar janë me krahë të fiksuar e kanë mundur të realizojnë harta ajrore e imazhe në 3D të ndërtesave të shkatërruara.
Aktiviteti i tyre është koordinuar nga Zyra e Shpëtimit Ajror në Drejtorinë Qendrore për Emergjencat e Shpëtimin Teknik.
termet, itali 3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY