DETAJE/ Lëvizjet e autorëve pas grabitjes së bankës në Bllok dhe si...

DETAJE/ Lëvizjet e autorëve pas grabitjes së bankës në Bllok dhe si u zbuluan ata

220
0
Shares

Një shishe uji e harruar në vrimën e hapur në murin e pasmë të bankës, tradhtoi grabitësin Roland Liti. Një shenjë gishti e lënë nga 37-vjeçari çoi në zbulimin e tij. Ai ishte skeduar dhe dënuar më herët nga gjykata për vjedhje dhe grabitje. Sa herë është arrestuar për vjedhje, Liti justifikohej se ishte në gjendje të dehur.
Roland Liti ka përdorur gjatë të gjithë kohës doreza, ndërsa gjurmët në shishe që i identifikuan dyshohet ta ketë lënë në një moment pakujdesie. Burimet policore thonë se me të identifikuar Roland Litin, policia ka arritur në gjurmët e dy të tjerëve përmes qelizave telefonike. 
Të dhënat e policisë tregojnë se një ditë pasi kanë kryer grabitjen, së bashku me Alan Babameton, Roland Liti ka dalë rreth orës 19 e 41 minuta në drejtim të Malit të Zi nga pika kufitare e Muriqanit, me makinën me targa AA 702 DX.
Katër ditë më vonë 23-vjeçari Babameto është rikthyer në Shqipëri vetëm, ndërsa 37-vjeçari Liti zyrtarisht figuronte të ishte ende në Mal të Zi pasi nuk ka kaluar në mënyrë legale në pikën kufitare për të humbur gjurmët.
Por policia e arrestoi atë në Tiranë mesditën e 31 gushtit së bashku me dy shokët e tij, ku 38-vjeçari ndodhej në një lokal me Robert Kullën.
Policia po heton edhe për hyrjen e paligjshme të tij në Shqipëri, ndërsa për grabitjen nuk ka dyshime, pasi provat që e implikojnë janë të pakundërshtueshme.
Robert Kulla po hetohet se ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar në grabitje me qëllim përftimin e një pjese të shumave monetare të  grabitura.
Policia iu sekuestroi në total autorëve të dyshuar rreth 60 milionë lekë të vjetra.
Alan Babameto shfaqej në rrjetet sociale si  “Tony Montana”, duke pozuar me vetura luksoze dhe armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY