Arsimi profesional, Klosi paralajmëron lehtësira për ata që duan të ndjekin këto...

Arsimi profesional, Klosi paralajmëron lehtësira për ata që duan të ndjekin këto shkolla

177
0
Shares

Nga Elbasani ku inspektoi rikonstruksionin e dy shkollave të arsimit profesional, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, njoftoi se do të rikthehet kriteri i mesatares. Klosi tha se për nxënësit në nevojë librat do shpërndahen falas dhe akomodimi në konvikte do të jetë falas.
Për herë të parë pas shumë vitesh në të dy shkollat profesionale në Elbasan “Sali Çeka” dhe “Ali Myftiu”, do të rivendoset kriteri i mesatares.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë inspektimit të shkollave paralajmëroi se rritja e numrit të nxënësve do të sjellë edhe bashkimin e dy institucioneve në një të vetëm.
Sipas tij, ky projekt pilot do të përmirësonte edhe më tej cilësinë e mësimdhënies.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka sqaruar se për nxënësit nga familje në nevojë, do te sigurohen falas librat dhe akomodimi ne konviktet e këtyre shkollave.
Vetëm në ditën e parë të fillimit të regjistrimeve, numri i nxënësve ka shkuar ne 200 nga 800 që është kapaciteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY