Çobanët po luftojnë me zjarre, kundër bandave të hashashit që u kanë zaptuar kullotat, tokat, ujin, shkruante gazeta Telegraf, pas lajmeve se në shumë zonat vendit ka pasur një numër të madh zjarresh që nuk justifikoheshin as me temperaturat e larta dhe as me nevojat për kullota.
18 zjarre u identifikuan gjatë pak ditëve në zonën e Shkodrës ndërsa në Shëngjin një zjarr i madh përpiu gjithë kodrat rreth qytetit deri tek Rana e Hedhun.
Një informacion që disponon Shërbimi i Emergjencave Civile dhe që ka ardhur në gazetën “Telegraf”, zbulon skenarin dhe motivin e vërtetë të shpërthimit të zjarreve. “Banorët që kanë kullotat e fshatit, parcelat, luginat, tokat dhe kodrat e tyre të katundit ku kanë të drejtë kullosin bagëtitë, të bëjnë dru zjarri, të mbushin ujë e të mbledhin zahire dimri për bagëtitë, nuk lejohen prej bandave të armatosura të shkelin më në territoret e tyre private e komunitare, të mbjella me hashash!”, shkruan Telegraf.
Sipas gazetës ata i kanë shkruar letra dhe ankesa zyrtarëve të lartë tq qeverisë, ministrisë brendshme dhe pushtetit lokal por nuk kanë marrë përgjigje.
“Madje thuhet se brenda muajve korrik-gusht 2016, banorët kanë dërguar ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama afro 2300 denoncime me emra bosësh droge, drejtuesish bashkie e shefash të lartë policie në zona, por nuk u është kthyer asnjë përgjigje konkrete!”, thekson Telegraf.
Policia deri tani ka arrestuar disa barinj si shkaktarë të zjarrit por një letër që mbërritur në redkasinë e Telegraf pak ditë më parë tregon qartë rrezikun e një përleshje mes civilëve dhe trafiknatëve në zona të ndryshme të vendit.
Një informacion i ardhur tre ditë më parë nga Burreli, bëri prezent këtë shqetësim, shkruan Telegraf: “jetojmë në një fshat të ish-komunës Macukull, aktualisht nën juridiksionin territorial e administrativ të Bashkisë Burrel. ja denoncimi: jetojmë ende në fshatrat Vig, Xire e Mazdedaj…, por nuk jemi as të qetë, as të sigurt për të punuar e jetuar të lirë në tokat tona! Na ka zënë halli me kultivuesit e hashashit, aq sa shpesh na ikën truri dhe bëhemi gati të armatosemi si fshat e të sulmojmë për të çliruar tokat, pyllin, malin dhe ujin që ata na kanë pushtuar me forcë, mirëpo tërhiqemi jo se kemi frikë, por sepse duam të jetojmë të qetë, duke iu jemi drejtuar bashkisë e policisë së rrethit. Bandat e drogës që kanë ardhur në zonën e në fshatin tonë dhe kanë ngritur femrat e drogës, na kanë marrë gjithë ujin e pijshëm. Kanë spostuar rrjetin e ujit dhe kanë zaptuar burimin kryesor natyral të malit Shëmri, por edhe gropat e ujit të bagëtive e të vaditjes së misrit, zarzavateve e pemëve dhe po i përdorin për vaditjen e hashashit. Ujin që na kanë rrëmbyer e ruajnë 24 orë me grupe të armatosur. kemi shkuar disa herë tek ata për të na rikthyer ujin, por nën kërcënime armësh, na kanë thënë se “… kanë paguar dhe kanë marrë leje me shkrim nga bashkia Burrel dhe nga administratori i ish-komunës, për përdorimin e ujit deri në fund të muajit shtator 2016 sa të piqet dhe korret droga, për këtë ka njoftim edhe policia”. Shkuam në bashki, por atje “kyçnin gojën” të gjithë drejtues e zyrtarë, duke na përcjell me premtimin “Do ta shohim, do flasim me policinë”. Shkuam dhe në polici, por atje na thanë: “Këto janë punët e baskisë, jo të policisë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/