Veliaj dhe Bushati prezantojnë kopshtin ‘Beni ecën vetë’

Veliaj dhe Bushati prezantojnë kopshtin ‘Beni ecën vetë’

97
0
Shares

Kopshti “Beni ecën vetë” në njësinë nr. 1 në Tiranë u inaugurua sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, por jo pa rënë në sy ironia e fshehur me deputetin Ben Blushi me të cilin lidhet edhe emërtimi i këtij kopshti për shkak të personazhit kryesor të filimit me të njëjtin titull, skenarist i të cilit ishte shkrimtari Kico Blushi, babi i deputetit socialist.

Gjatë inaugurimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati si për ti dhënë më shumë rëndësi momentit por edhe simbolikës.

Veliaj theksoi se bashkia po mban premtimin për rikonstruksionin e 23 kopshteve para nisjes së vitit të ri arsimor. “Kopshti ‘Beni ecën vetë’ është kopshti i 18 që rikonstruktojmë nga 23 gjithsej. Kemi edhe një javë kohë për të mbyllur 5 kopshtet e mbetura dhe për të mbajtur 100% premtimin tonë për rikonstruksionin nga e para të të gjitha kopshteve të Tiranës”, tha ai.

“Ky qytet do të ketë fytyrën dhe të ardhmen që kanë fëmijët sot. Nëse i trajtojmë fëmijët me qytetari, me kushte dinjitoze, do të kemi një lidership më të mirë për Shqipërinë dhe për qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY