Mbrëmjen e djeshme shtetasi Altin Meta, 25 vjeç nga Shijaku, ka plagosur lehtë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë urës së lumit Erzen, ku 25-vjeçari ka…
Mbrëmjen e djeshme shtetasi Altin Meta, 25 vjeç nga Shijaku, ka plagosur lehtë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë urës së lumit Erzen, ku 25-vjeçari ka goditur me shkop në kokë shtetasin me iniciale A.M. 41 vjeç, pasi ky i fundit kishte kërcënuar me thikë vëllain e Altin Metës.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit ndaj të cilit ka filluar edhe procedimi penal në gjendje të lirë. Mbi Altin Memën rëndon akuza e ‘plagosjes së lehtë me dashje’ ndërkohë që shtetasi i plagosur, A.M., akuzohet për ‘kanosje’.Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/