Prej ditësh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën show me gazetarë shqiptarë e të huaj arave e gërxheve të mbjella me bimë narkotike, ndërsa trafikantët shqiptarë çajnë detin drejt Italisë.
Përballë showt të ministrit shqiptar, është policia italiane që përballet me trafikantët shqiptarë.
Policia financiare italiane e Otrantos ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dy motorë uji me prejardhje nga Shqipëria.
Ata janë identifikuar nga roja bregdetare e komunës së San Fokës në rajonin e Pulias, ndërsa po lundronin në ujërat italiane me drita të fikura.
Menjëherë policia italiane ka nisur aksionin e ndjekjes së tyre.
Njëri prej drejtuesve të njërit prej motorëve të ujit ka mundur të mbërrijë në tokë në territorin e San Fokës, duke braktisur mjetin lundrues.
Ndërsa drejtuesi tjetër është bllokuar në mes të detit dhe është denoncuar nga policia italiane.
Ai është 19-vjeçari nga Vlora me iniciale S. K., ndaj të cilit Prefekti i Lecces ka lëshuar urdhrin e dëbimit e të riatdhesimit.
Por gjatë këtij aksioni policia italiane nuk ka mundur të gjejë lëndën narkotike, të cilët mendohet se dy motorët e ujit po transportonin nga Shqipëria
Ky episod është mjaft i ngjashëm me atë të datës 22 gusht ku pak metra më larg se San Foca, në San Kataldo u sekuestruan dy motorë uji me 224 kg marijuanë në vlerë 2 milionë euro e u arrestua një shtetas shqiptar 37-vjeç.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO/ “Shërbim i ri” trafiku, tani droga me motorë uji nga Shqipëria drejt Italisë
/web/FOTO_Sherbim_i_ri_trafiku_tani_droga_me_motore_uji_nga_Shqiperia_drejt_Italise_24305_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/