Kuçovë, lajmësi 62-vjeçar përdhunon në bodrum 29-vjeçaren

Kuçovë, lajmësi 62-vjeçar përdhunon në bodrum 29-vjeçaren

59
0
Shares

“Lajmësi” i lidhjes në martesë së dy personave, është kujtuar pasi gruaja ishte bërë nënë e dy fëmijëve, për të pasur një raport intim me atë.
Duket “me të mirë” kjo ka qenë e pamundur, ndaj edhe “qejfliu” 62-vjecar, ka zgjedhur përdhunimin.

Përdhunimi
Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë, kur pas tre muajsh, një nënë e re ka marrë guximin për t’i rrëfyer bashkëshortit të saj se ka rënë pre e një përdhunimi.
Sipas Policisë Vendore, 62-vjeçari ishte një i njohur i 29-vjeçares që pretendon se ka rënë pre e përdhunimit nga ai. I moshuari vite më parë ka qenë edhe “lajmësi” i njohjes së saj me bashkëshortin, njohje që më pas u kurorëzua me martesë dhe lindjen e dy fëmijëve.
Burime pranë policisë lokale thanë se, ajo i tregoi bashkëshortit se 62-vjeçari i thoshte shpesh se burri “po të tradhton”. Deri sa, një ditë, ai u fut në ambientet e shtëpisë së çiftit dhe e përdhunoi në bodrumin që ndodhet aty, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ishte prezent.

Policia
Nga ana e tij, bashkëshorti, pasi dëgjoi rrëfimin, bashkë me gruan shkuan dje në polici dhe bënë denoncimin. Mësohet se policia shoqëroi 62-vjeçarin, dhe pasi e mbajti disa orë në komisariat, e la të lirë. Tashmë, ai është nën hetim në gjendje të lirë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për 62-vjeçarin D. T., banues në Kuçovë, pasi dyshohet se para 3 muajsh, në ambientet e banesës së 29-vjeçares L. dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Mbi 62-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY