Korçë, informacioni fals për dy të vrarë, test për policinë nga kultivuesit...

Korçë, informacioni fals për dy të vrarë, test për policinë nga kultivuesit e kanabisit

51
0
Shares

Në sallën operative të policisë së Korçës është raportuar për të shtëna me armë pasditen e kësaj të mërkure. Fillimisht është raportuar për dy viktima, ndërsa nga verifikimet e policisë në zonë ende nuk është konstatuar një ngjarje e tillë.
Aktualisht po kryhen kontrolle në Lekas dhe fshatin Cerje, ndërsa nuk përjashtohet pista e hetimit për të shtëna me armë nga trafikant droge në zonë. Zona e pyllëzuar në malësinë e Lekasit është e listuar nga uniformat blu si territor që kultivohet bimë narkotikë dhe ka persona të armatosur që lëvizin në këtë territor.
Deri në sqarimin e plotë të kësaj telefonate mbeten mister shkaqet apo numri i viktimave të raportuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY