Hapja e një biznesi, një model suksesi për t’u vetëpunësuar

Hapja e një biznesi, një model suksesi për t’u vetëpunësuar

137
0
Shares

Sapo ka përfunduar studimet në Universitet dhe ka pasur vështirësi për të gjetur një punë në profesionin e saj. Nuk është stepur ka nisur punë duke hapur një biznes të saj dhe ia ka dalë. Pas pak muajsh është përfshirë në zanatin e vet ndërkohë që mban edhe biznesin që ka ngritur. Këshillat dhe përvoja e saj mund të vlejnë

“Në ditët e sotme kur në Shqipërinë tonë është e vështirë për tu sistemuar në punë disa këshilla na hyjnë në punë për të gjetur një zgjidhje. Unë dua të jap një këshillë, që të rinjtë të punësohen apo vetëpunësohen duke hapur një biznes, sipas rastit nëse është e pamundur për të qenë i madh, po aq i suksesshëm do të ishte edhe nëse i futeni punës për të hapur një biznes të vogël. Kështu duhet të veprosh kur gjendesh përball një shteti dhe administrate e cila të punëson vetëm nëse ke qenë dhe ke punuar për një kohë të caktuar në partitë politike të cilat janë në pushtet. E po ashtu kur ke përball biznese apo kompani private të cilave nuk ju intereson aspak ana juaj profesionale e rezultatet e mira me të cilën kini mbyllur shkollën, por të punesojnë vetëm nëse ke njohje me pronarin apo drejtorin.

Për tu shpetuar këtyre, zgjidhje shumë e mirë në cdo rast është të hapësh biznesin tënd. E kjo nuk kërkon ndonjë filozofi të madhe, po ju tregoj përvojën time.

Kur unë mbarova Masterin Shkencor tek Gazetaria dhe Komunikimi nisa të kerkojë punë në të gjitha kompanit mediatike ku merrja vesh se mund te kishte vende vakante, por më rezultuan përpjekje të kota edhe pas një eksperience në media prestigjioze. Keshtu vendosa të marr një biznes. Si fillim planifikova kapitalin që do të investoja, i cili normalisht nuk mund të ishte shumë i lartë. Më pas gjeta vendin dhe idealja është të merrni biznese te cilat janë të ngritura, pra që do të thotë biznese që të kenë klientelën e ngritur. Si përfundim gjeta kështu një dyqan i cili shitej si biznes, me gjithë mallin brenda, pra qe të merrje godinën duhet ta merrje me gjithë produktet që ajo përmbante. Risk i madh ishte ta merrje përsipër, prandaj i kërkova pronarit që të isha aty prezente për 3 ditë provë, e të shihja a ja vlente. Ram dakort dhe kështu u bë. Në ato ditë do më duhej të merrja vndimin e rëndesishëm. Nga prova konstatova disa gjëra me rëndësi dhe që do ju këshilloja ti kini parasysh për cfardolloj inisiative të tillë që do të merrni. Së pari dyqani kishte klientelën e ngritur, pra një grup klientesh të perhershëm, së dyti ishte në një pozicion të mire si vendndodhje, ne nje nga rruget kryesore të kryeqyteti. Së treti malli që kishte brenda ishte me cmime shumë te mira, që do të thotë me cmime të ulëta e që janë fikse për në ketë kohë krize. Të gjitha këto më bën të merrja vendimin lidhur me këtë biznes.

Sot pas dy vitesh unë kam filluar punë si gazetare në një media, por të ardhurat më të larta normalisht që mi sjell dyqani. Kështu edhe juve ju duhet pak, kapital (të cili mund ta siguroni edhe nëpërmjet kredive studentore) inisiativ, guxim dhe punë dhe kështu ja del në ditët e sotme të cilat janë bërë të vështira për të siguruar të ardhura”.

Nga Gerta Zaimaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY