DROGË PA FUND/ Nga Tropoja në Vlorë asgjesohen mbi 65 mijë rrënjë...

DROGË PA FUND/ Nga Tropoja në Vlorë asgjesohen mbi 65 mijë rrënjë kanabis

95
0
Shares

Operacioni antikanabis për sekuestrimin e lëndëve narkotike ka vijuar në disa qytet të Shqipërisë, duke sekuestruar një sasi mbi 65mijë rrënjë kanabis.

Sasia më e madhe është sekuestruar në Vlorë, ku me ndihmën eGuardia di Finanza, FNSH, RENEA-s dhe forcave te policisë janë sekuestruar 40 mijë rrënjë. Ndërsa janë arrestuar edhe 4 persona.

VLORE

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 persona në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.

Arrestohen shtetasit: Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.  Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë. Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë. Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.

SHKODER

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale

Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

KRJUE

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Ndërsa në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MEMALIAJ

Në Memalija policia asgjesoi 5 parcela me 2800 rrënjë kanabis sativa. Droga ishte e mbjellë në parcela të ndryshime në njësinë Administrative Buz dhe në Luftinjë.

TROPOJE

Ndërkohë edhe nëTropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Myjehane, në pyll, u konstatuan dhe asgjësuan 230 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

MAT

Në Mat janë asgjësuar me anë të djegies 2.324 bimë Cannabis Sattiva.Bimët ishte kultivuara në 5 parcela. Ndërsa janë sekuestruar edhe56 fishek model 56, si dhe 3 krehëra automatiku.Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Linosit”, sipër fshatit Gurë i Bardhë, të rrethit Mat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2016-08-31-PHOTO-00001713
2016-08-31-PHOTO-00001712
2016-08-31-PHOTO-00001711
2016-08-31-PHOTO-00001710
2016-08-31-PHOTO-00001709
2016-08-31-PHOTO-00001708
2016-08-31-PHOTO-00001707
2016-08-31-PHOTO-00001706
2016-08-31-PHOTO-00001705

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY