DEBATI/ Voltana Ademi “ia përplas në fytyrë”, Edi Rama “e paralajmëron”: Nuk...

DEBATI/ Voltana Ademi “ia përplas në fytyrë”, Edi Rama “e paralajmëron”: Nuk ke asnjë lekë për Shkodrën…

227
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kanë pasur një debat sot në stadiumin “Loro Boriçi”, gjatë inaugurimit të këtij të fundit.
Kryeministri i ka kërkuar kryebashkiakes Ademi që të prishë objektet që ndodhen rrotull stadiumit “Loro Boriçi”, në të kundërt nuk do të marrë asnjë kokërr leku për investime.
Kryebashkiakja i është përgjigjur kreut të Qeverisë Shqiptare se duhet të respektojë të drejtat e qytetarëve.

Debati


Edi Rama: Voltana në portë, Voltana në sulm. Voltana që s’prish asnjë ndërtim pa leje. Ka një viti që ka nisur puna nuk ke prishur ndërtimet përreth stadiumit nuk kanë ku të hyjnë autobusët, ka standarte për të tilla investime.
Voltana Ademi: Edhe Kryeministri qe nuk prish asnjë ndërtim pa leje. Nuk ke dhënë asnjë lekë për Shkodrën.
Edi Rama: Nuk do të marrësh asnjë kokërr leku nga qeveria, pa prishur më parë shtëpitë rreth stadiumit.
Voltana Ademi: Ka një pjesë të pranueshme dhe ky ka qenë propozimi, me një kosto shumë më të ulët, duke respektuar dhe ambientin publik dhe të gjitha bashkë.
Edi Rama: E di si thua ti, sheshin qendror të qytetit ta bëjmë mbrapa.
Voltana Ademi: Jo unë them me heq të gjitha ato që janë pa leje dhe që nuk janë në rregull dhe me respektu të drejtën e pronës kur ekziston mundësia.
Edi Rama: Voltana je kryetare Bashkie dhe ato që janë pa leje duhet ti heqësh vetë se e ke detyrë.
Voltana Ademi: Sigurisht po e bëj.
Edi Rama: Mua po ma kërkon?
Voltana Ademi: Absolutisht jo.
Edi Rama: Se sa po e bën po e shoh unë se janë aty akoma.
Voltana Ademi: Po mbroj të drejtën e qytetarëve të mi për të cilën jam zgjedhur dhe pretendoj dhe që Kryeministri ta bëjë këtë.
Edi Rama: Mirë. Mos bëj propagandë këtu në televizor tani.
Voltana Ademi: Absolutisht. Me të drejtën e Zotit dhe të drejtën që më jep ligji.
Edi Rama: O Zot ndihmo Shkodrën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY