SKANDAL/ Abuzimi me tenderat e pastrimit në Tiranë e Kavajë, ministri i...

SKANDAL/ Abuzimi me tenderat e pastrimit në Tiranë e Kavajë, ministri i LSI denoncon kryebashkiakët socialistë

69
0
Shares

Dy tendera të ndryshëm me të njëjtin objekt, pastrimin e qyteteve, janë fituar me dokumente false në bashkinë e Tiranës e kavajas, baski të drejtuara nga socialistët. Denoncimi vjen nga ministria e Transporteve, e drejtuar prej LSI-së. Për pasojë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka nxjerrë një urdhër-ndalimi për shtetasin italian Antonio Abrusci, me detyre administrator i firmës “Ecologica sh. p. k.”.
Kjo firmë ka rritur të fitojë tenderin për pastrimin e zonës lindore të kryeqytetit dhe pastrimin e qytetit të Kavajës për vitin 2016, me anë të dokumenteve të falsifikuar.
TV Klan ka mundur të mësojë për këtë rast, fillimisht është bërë një kallëzim nga Ministria e Transporteve pas dyshimeve se mjetet e kësaj kompanie nuk ishin ato që thuhej në dokumentet e tenderit dhe nuk kishin kryer kontrollin teknik, i cili është një detyrim ligjor.
Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori janë të paktën 12 mjete të rënda që përdoren për pastrim, që u është falsifikuar viti i prodhimit dhe kontrolli teknik dhe për më tepër u mungon edhe siguracioni.
Mësohet se të dhënat për mjetet e punës, firma i ka dorëzuar në mënyrë elektronike pranë Bashkisë së Tiranës për pastrimin e zonës lindore, një tender që kap shifrën e 1 miliard e 200 milionë lekëve të vjetra.
Hetimet e Prokurorisë zbuluan se dyshimet e Ministrisë së Transporteve ishin të sakta.
Një tjetër kompani pjesëmarrëse në garë kishte paraqitur ankesë pranë komisionit të prokurimeve publike dhe për pasojë fondi i tenderit për pastrimin e zonës lindore të Tiranës nuk i është lëvruar kompanisë italiane, edhe pse ligjërisht ajo është shpallur fituese.
Mësohet se Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Drejtorisë së Transportit Rrugor në Tiranë informacione për mjetet e kompanisë Ecologica.
Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se italiani Antonio Abrusci, me të njëjtin mekanizëm dhe më të njëjtat dokumente të falsifikuara ka fituar edhe tenderin e pastrimit për Kavajën.
Urdhër-ndalimi për italianin është lëshuar në fund të muajit Korrik. Televizioni Klan mësoi se ai është larguar nga Shqipëria pak para lëshimit të urdhrit dhe nuk është kthyer më.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY