Rama ngre peshën e PDIU në koalicion, anashkalon LSI-në

Rama ngre peshën e PDIU në koalicion, anashkalon LSI-në

64
0
Shares

I pyetur rreth funksionimit të koalicionit PS-LSI, Kryeministri Rama ka vënë theksin tek PDIU, si një komponent tjetër i koalicionit duke tentuar të reduktojë peshën e LSI në qeverisje.

“Koalicioni ka jo pak skeptikë e jo pak kundërshtarë, por duhet parë në dy nivele. Në atë të përditshmërisë, ku ka plot probleme. Këtu flas jo në marrëdhëniet ndërpartiake, por ato të administratës dhe në nivelin e qëllimit dhe objektivit afatgjatë për të reformuar Shqipërinë. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, madje duhet kërkuar edhe ndjesë, në nivelin tjetër koalicioni i ka bërë një shërbim të madh këtij vendi sepse ky koalicion është garancia për reforma të pabëra 20 e kusur vite, po hedh bazat për të patur më së fundmi shtet. Koalicioni ka dhe një komponent të ri, PDIU-në, edhe përtej të gjithave ka një mbështetje të gjerë në territor”, ka deklaruar Rama gjate bisedes live ne rrjetet sociale sot paradite.

“Në të përditshme e saj, ky koalicion ka shumë për të rrudhur buzët, por në gjykimin tim, koalicionit njohja e meritës së madhe se është baza e të gjitha reformave që sot po transformojnë vendin dhe që krijojnë kështu bazë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, asaj që jeton në një Shqipëri europiane dhe një shtet që funksionon.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY