Nga pushimet në zyrë; 10 këshilla për të përballuar rikthimin

Nga pushimet në zyrë; 10 këshilla për të përballuar rikthimin

62
0
Shares

Vera dhe plazhi drejt përfundimit? Shndërroni rutinën e ditës me të drejtën për të filluar një shtator plot me energji dhe ide të reja

Happy family walking with dog

Humori në tokë dhe nervozizëm: rikthimi nga pushimet jo gjithnjë është i lehtë, për këtë është i rëndësishëm të ëmbëlsohet dhe shndërrohet në një fillim të ri. Takoni njerëz pozitivë, mos lini pas dore pasionet tuaja dhe kujdesuni për trupin, i cili do të t’iu ndihmojë të ndiheni në formë dhe shpërthyes. Ja 10 këshilla për një rikthim me buzëqeshje.

1 NË SHTËPI –Je sërish këtu, mes mureve të zakonshme. Shiko përreth, përshtatu me shtëpinë dhe lëri hapësirë kreativitetit. Është momenti i duhur për të shtuar një detaj intrigues, në gjendje për të transformuar ambientin, për shembull një mur për të pikturuar me ngjyra të ndezura.

2 QETËSI –Në vend që të nisni punën me oraret e zakonshme, merr momente të vogla për veten tënde. Ndonjëherë mjafton një kafe apo një shëtitje për të gjetur pikërisht qetësinë e duhur për të kaluar ditën.

Pushime 13 LLOGARI –Ulu në tryezë për të bërë disa llogari. Sa ke shpenzuar gjatë verës? Paguani faturat tuaja dhe çdo këst të prapambetur. Përcakto një plan në mënyrë për të vlerësuar shpenzimet e ardhshme për të përballur dhe kursyer një buxhet të vogël ekonomik.

4 RELAX –Kujdesu për veten tënde, duke bërë një masazh apo të kaloni kohën para televizorit: do të ndiheni i/e lehtësuar. Përmirëso qarkullimin… të bë mirë për mirëqenien. Falë një saune dhe një banje turke, ndihmoni trupin të largoni toksinat. Mbi të gjitha të ndihmon të ulësh stresin.

Pushime 25 PUNË –Fillo me entuziazëm! Një kek në mëngjes ose një kafe me koleget, do të jetë diçka e duhur për të kaluar ditën e parë pas rikthimit në zyrë. Përcakto objektivat e ardhshëm dhe koordinohu për gjërat që duhet të bësh. Eja me ide të reja dhe mos ki frikë të tregosh vlerat e tua.

6 PRERJE SHKURT– Pritni flokët e shkatërruara nga kripa e detit: po sikur të bënit një model të ri flokësh? Ndryshimi i “look”-ut të ndihmon të vlerësohesh nga të tjerët dhe të shfaq ndryshe nga të tjerët.

7 BLINI –Kërkoni që tani në internet të blini një biletë udhëtimi me çmim të ulët. Mendimi për të shkuar me pushime për disa ditë ose një fundjavë pas disa muajsh, do t’iu japë energji dhe do t’iu lejojë të zbuloni të paktën për një moment shijen e ëmbël të pushimeve, edhe pse bëhet fjalë thjesht për disa ditë larg rutinës së zakonshme.

Pushime 38 PROJEKTONI –Çfarë dëshironi të bëni në muajt e ardhshëm? Vizatoni një hartë konceptuale me idetë e tua, gjërat që të pëlqejnë të bësh, hobi apo aktivitetet e reja, të cilat do të doje t’i përkushtohesh/e. Kujto që për të shndërruar një ëndërr në projekt, ke nevojë për përkushtim, mini-objektiva dhe organizim.

9 MIQTË –Miqësia është një pjesë e rëndësishme e jetës: gjeni hapësirë për këto momente të përbashkëta dhe intimiteti. Aperitivi pas punës, një festival apo ekspozitë arti të dielën ose një darkë gjatë javës, janë një mënyrë për të kaluar kohë me miqtë dhe për të shijuar kohën e lirë.

10 NJË ORËGjeni një orë të lirë për të lëvizur. Konsiderojeni këtë moment, “valvolën” tuaj për t’i ikur streseve të ditës. Sporti përforcon dhe tonifikon fizikun, të ndihmon të çlirosh emocionet, ngre nivelet e serotoninës, duke nxitur gjendjen e mirëqenies.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY