Durrësi, projekt për tunel që lidh Muzeun me Currilat

Durrësi, projekt për tunel që lidh Muzeun me Currilat

99
0
Shares

Qyteti i Durrësit pritet të ketë një tunel së shpejti që lidh aksin e Muzeut me Currilat.

Agjencia e prokurimeve ka bërë njoftimin për pjesëmarrje të tender për hartimin e një Studimi dhe Projektimi për Realizim të Tunelit në aksin Muzeu i Dëshmorëve Currila, shkruan open data albania. Fondi limit për hartimin e Studimit dhe Projektit është 12 500 000 (dymbëdhjetë milion e pesëqind mijë) Lekë dhe mbulohet nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

Firma që do të fitojë të drejtën për të realizuar këtë studim dhe projektim, duhet të përfundojë gjithçka brenda 30 ditëve nga lidhja e kontratës. Sipas Pasaportës së tenderit hartuar në portalin Open Procurement Albania: ky tunel do te fillojë në Rrugën e Dëshmorëve, në drejtim të kryqëzimit me rrugën Aleksandër Goga poshtë muzeut te Dëshmorëve nën fabrikën e tullave dhe do të dale në pjesën perëndimore të kodrës së Currilave. Gjatësia e këtij tuneli parashikohet jete 1.2, 1.4 km. Pika e nisjes së tij do të merret kryqëzimi i rrugës Kasem Durrësi me Rrugën e Dëshmorëve nga ku do të fillojë rampa zbritëse për në tunel. Ndërtimi i këtij tuneli është domosdoshmëri për lehtësimi e trafikut në pjesën jug perëndimore të qytetit duke filluar nga Hyrja e Portit dhe drejtohet për ne Plazhin e Currilave, kallm dhe krijon një unaze me qendrën e qytetit me zonën perëndimore.

Megjithëse tenderi duhet të mbahej dhjetë ditshin e parë të muajit Gusht, nuk ka ende njoftim për studio dhe kompani fituese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY