Droga e sekuestruar
Goditet nje tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar në Portin e Durrësit, 111 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike.
Droga ishte e ndarë në 66 pako dhe ishte fshehur në karrocerinë e një makine ndërsa policia arrestoi drejtuessin e mjetit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.
“Më datë 29.08.2016, rreth orës 20:00, në PKK Port, Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve pas kontrollit në Skaner të automjetit tip “Renault”, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”informon policia e Durrësit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.
Ne foto: Droga e sekuestruar
Ne foto: Kamioni ku ishte fshehur droga
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/