Veli Dervishi, 73 vjecari që vrau të shoqen dje në Golem e ka kryer krimin me gjakftohtësi dhe jo nën efektet e alkoolit, sipas news 24.
Dervishi ka dëshmuar në polici së gruan e ka vrarë nga xhelozia e madhe, kur ajo sapo ishte kthyer në shtëpi prej nga ishte larguar pa i treguar të shoqit.
“Më ka tradhtuar gjithë jetën. Më ka tradhëtuar edhe kur ka qenë e re , edhe tani”, ka deklaruar Dervishi i dëshpëruar. “E kishte mbushur kupën, nuk mund ta duroja më”, ka deklaruar ai.
Nga kqyrja e kufomës së gruas rezulton se Shazivarja është goditur tri herë me sëpatë, goditje që i akën sjell asaj vdekjen e mënjehershme.
Vrasja ndodhi dje rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Besohet se Dervishi ka qene nen efektet e alkoolit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/