Telefonata e parë e Dervishit pas krimit: “Eja në shtëpi, kam vrarë...

Telefonata e parë e Dervishit pas krimit: “Eja në shtëpi, kam vrarë nënën tënde”

49
0
Shares

Veli Dervishi, i moshuari që goditi mbrëmë me sëpatë të shoqen 68 vjece, fill pas krimit ka bërë një telefonatë me të birin.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”, i ka thënë ai të birit ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej, shkruan Panorama.

Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.

Vrasja ndodhi dje rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Besohet se Dervishi ka qene nen efektet e alkoolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY