Lum droge në vend, asgjesohen 23 mijë rrënjë kanabis, arrestohet një zyrtar...

Lum droge në vend, asgjesohen 23 mijë rrënjë kanabis, arrestohet një zyrtar në Shkodër

71
0
Shares

Rreth 23000 rrënjë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme nga polica e shteti. Ndersa kryetari i njësis administrative në Pult, Malsinë e Dukagjinit në Shkodër, Tom Marku, është vënë në prangaCka tregon se droga nuk paska fund në Shqipëri.

SHKODER 10 MIJE RRENJE

Rreth 10 mijë rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar në njësisë administrative Pult, në Malsinë e Dukagjinit në Shkodër dhe kryetari kësaj njësie administrative, Tom Marku, është vënë në pranga.

Në banesën e këtij të fundit është gjetur një armë dhe një sasi lënde narkotike, njofton sot policia. Bimët narkotike të mbjella në 46 parcela ishin gati për t’u korrur. Në aksion, morrin pjesë 9 grupe të FNSH-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) së Shkodrës.

MEMALIAJ 13 MIJE RRENJE

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Mali i Mukaj”, Luftinjë 2 , Njësia Administrative Luftinjë , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 7 parcela 13 000 bimë të dyshuara kanabis sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.m Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY