Krimi makabër; shqiptari masakron me shkop gruan, pastaj lahet në shatërvan për...

Krimi makabër; shqiptari masakron me shkop gruan, pastaj lahet në shatërvan për të hequr gjakun

63
0
Shares

Një grua, me inicialet B. P., 67­vjeçare me origjinë shqiptare, është vrarë sot në mëngjes në një pallat në Caramagna të Italisë.

Burri, i moshës 70 vjeçare, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes. Sipas të dhënave të para, gruaja ka vdekur pas disa goditjeve me shkop që kanë rezultuar fatale për jetën e saj.

Në shtëpi, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj (i biri ishte në punë, ndërkohë që gruaja e djalit, nusja e çiftit të moshuar bashkë me katër nipërit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri), shkruan “Panorama”.

Autori thuhet se u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij, në gjendje të rënduar psikologjike, raportojnë mediat italiane. Mësohet se 71­vjeçari kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut. Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima. Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY