Kasey Simmons ishte në radhë në një supermarket të “Little Elm”, në Teksas, kur kuptoi se një zonjë e moshuar ishte në gjendje të dëshpëruar. Në vend që ta injoronte dhe të linte të tjerët të kalonin, 32-vjeçari iu afrua dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë.
“Ju jeni një zonë e bukur”, i tha dhe u ofrua që të paguante 17 dollarë për produktet që e moshuara kishte marrë. Duke i kthyer buzëqeshjen zonjës, Kasey e përshëndeti dhe vazhdoi rrugën e tij. Nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte më pas. Tw nesërmen, Kasey po punonte si gjithmonë në “Applebee”, një zinxhir restorantesh amerikanë, kur në një nga tavolina gjeti një mesazh në një shami, dhe një faturë me prej 500 dollarësh.
Në të shkruhej:-“Në një nga ditët e trishtuara të nënës sime, ti e bëre të lumtur. Insistove që të paguaje shpenzimet e saj dhe i the se është një grua e bukur. Nuk e kam parë të qeshë që kur vdiq babai”. Autorja e shkrimit ishte vajza e zonjës së supermarketit, që e informonte Kasey-n se atë dite ishte 3 vjetori i vdekjes së babait të saj.
Ky ishte motivi i trishtimit të nënës. Lajmi është bërë i ditur nga altruisti, në një program WFAA, ku ai tha: “Ishin vetëm 17 dollarë dhe këtu nuk kanë lidhje paratë. E rëndësishme është që të kujdesemi për tjetrin”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/