Një pronar dyqani ka cuditur me foton që ka nisur tek ish-Kryeministri Berisha në të cilën një tjetër pronar i një lokali ngjitur me dyqanin e tij i ka zënë frymën me karrige dhe tavolina duke e kthyer pjesën para dyqanit në kafe për vete.
Ja postimi i tij:
“Pershendetje Z. Bersha, uroj dhe shpresoj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje rast flagrant se si hapesirat publike zaptohen nga njerez qe kane lidhje te ngushte me pushtetin. Jam nje sipermarres i vogel qe ushtroj aktivitetin tim privat ne pronen e prinderve te mi dhe taksapagues i rregullt. Pronari i lokalit qe kam ngjitur Ylli Sterkaj me administratore A. S. dhe me nipt: L4…R me ka bllokuar te gjithe pjesen perpara dyqanit tim duke mos me lene as te futem ne pronen time, duke bere presione nga me te ndryshmet dhe duke me falimentuar. Ky person ka bllokuar dhe hapesiren publike qe eshte prone e perbashket e banoreve te pallatit. Kam me muaj te tera qe me sorollasin nga nje zyre ne tjetren por pa zgjidhje. Me poshte po ju dergoj dhe fotot aktuale dhe pergjigjen zyrtare qe ka ardhur nga bashkia:”
Janë me mijëra banorë në Tiranë, banesat apo mjediset e perbashketa janë të okupuar nga lokale të tilla, të cilat jo vetëm të zënë vendin por të bëjnë edhe axhendën kulturore me muzikë gjithë ditën, tym duhani poshtë dritares dhe pijanecë apo të stresuar në lokal deri pas mesit të natës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/