“Europa Donna Albania” në takimin e parë të Organizatave Ballkanike të Kancerit...

“Europa Donna Albania” në takimin e parë të Organizatave Ballkanike të Kancerit të Gjirit

77
0
Shares

Organizatat që mbrojnë dhe përfaqësojnë interesin e pacientëve me kancer gjiri kanë zhvilluar një takim në Ljubjanë të Sllovenisë në datat 25 dhe 26 gusht. Ky ishte takimi i parë mes organizatave Ballkanike që i hap rrugën bashkëpunimeve të tjera, i cili kishtë si qëllim angazhimin e organizatave dhe shkëmbimin e përvojave.

Në këtë takim morën pjesë Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Shqipëria përfaqësohej nga shoqata “Europa Donna Albania”.

“Europa Donna Albania” gjatë prezantimit të saj evidentoi problemet që ka Shqipëria në Shërbimin Onkologjik duke theksuar problemin kryesor që është dhe vazhdon të mbetet mungesa e medikamenteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY