Bankers Petrolium zhyt qeverinë, Tatimet duhet t’i kthejnë 37 milionë dollarë

Bankers Petrolium zhyt qeverinë, Tatimet duhet t’i kthejnë 37 milionë dollarë

50
0
Shares

Audituesi i pavarur i ka dhënë të drejtë Bankers Petroleum duke i kërkuar shtetit shqiptar t’i kthejë 37 milionë dollarë që ka marrë deri tani

Auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave mes qeverisë shqiptare dhe Bankers Petrolium për vitin 2011 është lëshuar ka deklaruar se kompania e naftës i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011 bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure me qeverinë.

Siç është rënë dakord më parë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyre (AKBN), Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë dhe Bankers, vendimi është një zgjidhje përfundimtare dhe si e tillë autoritetet e taksave në Shqipëri do të ri-llogarisin detyrimet e taksave për vitin 2011 dhe do të përcaktojnë mekanizmin e duhur për të zgjidhur ose rimbursuar Bankers-in për pagesat e bëra deri më tani. Kompania i ka paguar në total 37 Milionë dollarë deri në 30 Qershor 2016 zyrës së taksave si derdhje për tatimin fitimin e vlerësuar për vitin 2011.

Pala e tretë audituese është përbërë nga një panel i përbashkët me ekspertë të Pricewaterhouse Coopers dhe kompanisë konsultuese Navigant, bazuar në termat e referencës të firmosura dhe deklaruara në 24 Shkurt, 2016. Të gjitha palët janë angazhuar për të përdorur këto rezultate të palës së tretë audituese si bazat për përcaktimin e kostove të rimbursueshme hidrokarbure për vitet në vijim.

Konflikti mes bankers Petroleum dhe tatimeve ka lindur në mesin e vitit të kaluar, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime të vitit 2011. Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që Bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat.

Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimisht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare. Sipas marrëveshjes në fjalë, kompania , në momentin që rekuperon shpenzimet kapitale, duhet të paguajë 50% tatim fitimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY