ARRESTIMET/Fundjava, kurthi i pakalueshëm për shoferët

ARRESTIMET/Fundjava, kurthi i pakalueshëm për shoferët

67
0
Shares

Gjatë fundjavës në Tirane janë vendosur gjithsej 5.114 masa administrative nga policia rrugore.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh të papajisur me Leje Drejtimi dhe 23 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 148 Leje Drejtimi, nga këto: 35 për alkool, 67 për shpejtësi dhe 46 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 790 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi, 209 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse si dhe 736 masa për shpejtësi/parakalime të gabuara.

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY