ARMAND MAHO/ Zgjedhjet në Dibër, dhe një karshillëk me Erionin e landfillit!

ARMAND MAHO/ Zgjedhjet në Dibër, dhe një karshillëk me Erionin e landfillit!

165
0
Shares

Zgjedhjet per bashkine e Dibres, po tregojne dhe nje here se koalicioni qeverises jo vetem eshte krisur por tashme eshte kthyer ne dicka qesharake qe askush smund ta marre seriozisht. 1 milion votat jane katandisur ne nje lufte mbijetese per ta zgjatur sadopak qendrimin e militanteve ne postet ne administrate.
Nderkohe qe Rama (jo Muharremi) shfaqet ne Diber me çamet e Idrizit, (qe vetem me Dibren s’kane ndonje lidhje) dhe hedh romuze sa andej kendej per hapjen e poste ve te reja per te. Ilir Meta ben karshillek nga Jala duke thirrur kryesisht zerat kunder ne PS, Dokle, Dade Mejdani per te mbajtur fjalim para te rinjve te LRI, si per ti kujtuar se joshjes se Rames ndaj disa deputeteve te tij ne nje kohe te caktuar do i pergjigjet me te njejten monedhe.
Por duket se jashte skemes se kurtheve politike nuk mund te qendronte as Eri Veliaj, i cili per habine e te rinjve te kesaj force politike u shfaq dhe ai duke dhene leksione ne kampin e LRI- se. Duhet theksuar se te pranishmit atje jane habitur, kur kane pare Lali Erin ti mbante fjalime. LSI-stet e rinj, kane nje urrejtje pathologjike per Eri Veliajn, madje me shume se dhe ata te opozites. Por me urdher te Metes, sic me thane kane qene te detyruar te degjojne brockullat e tij. Pas kesaj Meta dhe bashkeshortja nuk ngurruan te bejne dhe nje foto kryetarin e bashkise Tirane i cili pa marre mire mandatin eshte perfolur me shume se dhe vete Rama per korrupsion!
Te kete harruar Meta valle, fjalet e Veliajt, per “gishtat obeze te metes qe numorjne parate” apo kovat me boje te kuqe te anarshise se 21 janarit, nje bicim proteste qe u organizuar pikerisht per “gishterinjte obeze e Ilir Metes qe numerojne parate e 7 perqindeshit”
Ilir Meta nuk eshte nga ata politikane qe nuk harrojne kollaj. Me thirrjen e Erjon Velise ne konventen e Jales, kerkoi ti jepte nje mesazh te rendesishem Rames, duke i thene qe pa mua s’ben dot. Ne maj te 2011 ishte qe e perzuri nga bashkia e Tiranes, dhe ishte po ai qe siguroi fitoren e atij capaculi (Lali Erit) serish ne Tirane ne vitin 2015. Duke i kujtuar dhe faktin qe pa te, bashkine e Dibres e ka te humbur.
Nga ana e tij Lali Eri e shfrytezoi daljen perkrah Metes ne nje moment shume te sikletshem. Ai tashme gjendet ne mes te nje tajfuni sulmesh jo vetem nga opozita, por nga mbare opinioni ne lidhje me skandalin e landfillit te sharres. Dalja perkrah Metes ishte nje garanci qe nuk do sulmohej nga aleati me i rendesishem i koalicionit qe kish te gjithe te drejten e botes tja kthente me te njejten monedhe nderin e 21 janarit, por duke njohur dhe pabesine e Rames, dhe duke pasur friken se mund ta leshoje ne kete moment te veshtire, u rreshtua pa e menduar dy here krah Metes. Ai e di se po e leshoi Rama (qe per hir te se vertetes s’ka folur asnje fjale, per kete rast) atehere fati i Erjonit dihet, dhe jo vetem ai politik.
Shtatori, pervec cic miceve shkaterruese dhe karshillekut qeveritar nuk priet te sjelle ndonje gje tjeter. Zgjedhjet ne Diber jane nje test i Rames (o Muharremit) per ti treguar aleatit te tij se lidhja me Idrizin mund ti siguroje nje mandat tjeter. Ndersa Meta, nga ana e tij pret i qete humbjen e kandidatit socialist, per ti buzeqeshur dhe nje here triumfator rivalit dhe ortakut te tij ne qeverisje, i cili zhytet gjithnje e me shume ne halucinacionet e nje fitoreje te pamundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY