Ambasadori Lu në selinë e PD, opozita nis 28 amandamente në Parlament

Ambasadori Lu në selinë e PD, opozita nis 28 amandamente në Parlament

48
0
Shares

Në foto, nga një vizitë e mëparshme ne selinë e PD

Ambasadori amerikan Donald Lu e ka filluar punë e tij pas pushimeve me një vizitë në selinë e PD-së. Takimet e ambasadorit në zyrat e opozitës zhvillohen vetëm një ditë para seancës së vettingut në Parlament ku do të kalojë ligji për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilin opozita nuk ka votuar në komision.
makina e amerikan lu te pd

PD ka depozituar në kuvend 28 amendamente të tjera për pjesën e mbetur të draftit që u miratua nga mazhoranca në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Deputeti Arben Ristani, në emër të të cilit janë depozituar amendamentet, thotë se pjesa e parë e tyre synonte të garantonte përputhshmërinë me Kushtetutën, Komisioni e Venecias, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, rregullimin e plotë dhe të detajuar të procedurës së rivlerësimit, transparencën e procedurës së përzgjedhjes së funksionarëve të organeve të rivlerësimit dhe plotësimin e përmbajtes së projektiligjit në funksion të garantimit të parimit të sigurisë juridike dhe standardeve të shtetit të së drejtës.

Në funksion të kësaj, PD ka paraqitur edhe amendamentet për pjesën tjetër të neneve 26-67. Në dokument sqarohet se kjo pjesë e neneve të projektligjit paraqesin një sërë cështjesh që e fusin procesin e rivlerësimit në ngërc, krijojnë problematika të theksuara gjatë zbatimit të tij, pasi drafti nuk detajon aspekte të rëndësishme të procesit të rivlerësimit.

PD është shprehur se nëse ligji do të miratohet pa u marrë në konsideratë amendamentet e saj, do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY