26-vjeçari shqiptar gjendet i therur jashtë një club-i në Greqi

26-vjeçari shqiptar gjendet i therur jashtë një club-i në Greqi

60
0
Shares

Një 26­vjeçar shtetas shqiptar është gjetur i therur jashtë një pub­i në Selanik mëngjesin e sotëm. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spital.

Mediat e vendit fqinje shkruajnë se ai ka disa plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Policia e ka identifikuar shqiptarit dhe thotë se ai është me precedent penalë në fushën e drogës.

Gjendja e tij është e rënduar. Deri më tani nuk ka një pistë zyrtare ku janë përqendruar hetimet, por dyshohet se mund të jetë goditur me thikë për pazare droge. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët dhe pritet që të marrë edhe shqiptarin, pasi gjendja e tij të përmirësohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY