20.000/Operacion masiv anti-kanabis në qarkun Shkodër

20.000/Operacion masiv anti-kanabis në qarkun Shkodër

79
0
Shares

Të paktën 200 forca policore të drejtorisë së Shkodrës dhe Forcave Speciale kanë zhvilluar një aksion antikanabis në Pult dhe Koman-Temal.

Sipas njoftimit të policisë janë asgjësuar 20.000 bimë të kultivuara duke shënuar kështu numrin më të madh të bimëve të kanabisit që janë prerë këtë vit.

Të paktën 2 hektarë kanabis ka qenë i shpërndarë në 99 parcela në të dy zonat.

Policia ka sekuestruar edhe bimë narkotike të thatë, dhe një armë zjarri Shotgan, ndërsa janë arrestuar tre persona në zonën e Pultit.

Operacioni do vijojë edhe në dy ditët e ardhshme.

Sipas shifrave të policisë, cdo person me uniformë ka prerër të paktën 200 rrënjë kanabisi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY