Një adoleshent ka vdekur pas puthjeve në qafë të së dashurës së tij më të madhe në moshë.
17-vjeçari, Julio Macias Gonzalez, filloi të ndjente shqetësime gjatë darkimit me familjen. Disa orë pas takimit me të dashurën. Familjarët thirrën ambulancën, por mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin atë.
Besohet se thithjet në qafë nga e dashura i shkaktuan të riut mpiksje gjaku. Mpiksja ishte përhapur gjithnjë e më shumë gjatë kalimit të orëve derisa i shkaktoi vdekjen të riut.
Familja e Julios në Iztapalapa të Meksikës, kanë fajësuar në polici të dashurën e tij 24-vjeçare. Por, ajo është zhdukur që pas marrjes vesh të lajmit të hidhur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/