PD: Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën

PD: Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën

73
0
Shares

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama, për të cilin thotë se krimi dhe prostitucioni janë zgjedhja e tij. Reagimi i opozitës vijnë një ditë pas zgjedhjes së Arben Ndokës, si Kreu i Federatës së Mundjes. Sipas PD, ky i fundit është i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi dhe pavarësisht kësaj Edi Rama i dha atij një federatë sporti dhe të drejtën për të bërë atë që ai di të bëjë,dhunimin e votës, presionin ndaj qytetarëve, sundimin mbi ligjin.

“Edi Rama po konfirmon në sytë e mbarë shqiptarëve se krimi, trafiku, prostitucioni janë zgjedhja e tij. Edi Rama ka dërguar zyrtarët e tij për të legalizuar Arben Ndokën, i dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi, si kreun e Federatës së Mundjes. Pasi ka hequr me dhunë dy zonja nga lista e Lezhës për të futur trafikantin në Parlament, pasi ka refuzuar revoltën e shqiptarëve, pasi ka injoruar Departamentin Amerikan të Shtetit që e përmendi me emër si turp të Shqipërisë, Edi Rama sërish ndan pushtet dhe privilegje me Arben Ndokën. Edi Rama nuk i dha Arben Ndokës thjesht një federatë sporti, por i dha sërish lejen për të bërë atë që ai di të bëjë, dhunimin e votës, presionin ndaj qytetarëve, sundimin mbi ligjin. Edi Rama dëshmoi sërish se e vetmja alternativë e tij është krimi, trafiku, droga. Qytetarët në mbarë vendin janë të neveritur nga Edi Rama dhe aleanca e tij me krimin. Edi Rama dhe trafikantët e tij do të marrin përgjigjen e merituar ditën më të parë që do të përballen me fuqinë e sovranit, me votën e popullit,”
thuhet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY