Mesnatën e kaluar, rreth orës 01.20, në lagjen e Spitalit në Lezhë, është plagosur me armë zjarri A. K., 31 vjeç, i cili është qëlluar gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij afër banesës.
Pas atentatit, A. K., është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky person është me precedent penal të mëparshëm.
Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në , kanë bërë krehjen e zonës si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Gjithashtu janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/