Kambisti shpëton 35 milionë lekë, merr një goditje hekuri në kokë

Kambisti shpëton 35 milionë lekë, merr një goditje hekuri në kokë

52
0
Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Roskovec të Fierit. Ku një 49-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një grabitje pasi me vete kishte një çantë me 35 milionë lekë. Oficerët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim policor 54-vjeçarin me inicialet P. Z., sepse ka goditur me një mjet të fortë në hyrje të banesës, 49-vjeçarin me inicialet A. Ç., banues në Roskovec dhe ka tentuar t’i rrëmbejë me dhunë çantën me rreth 3.500.000 lekë. Kështu 49-vjeçari mësohet se është vetëmbrojtur dhe ka arritur të shpëtojë nga situata. Ndërkohë bëhet me dije se është identifikuar autori i kësaj vepre dhe është shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY