Një person ka hapur panik ditën e sotme në Tiranë, teksa ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij. Ngjarja ka ndodhur në “Rruga e Elbasanit” ditën e sotme në mesditë kur rruga ishte e populluar nga njerëzit.
Nga policia mësohet se Policia personi që ka qëlluar me armë është arrestuar dhe marrë në pyetje në Polici. Personi në fjalë ishte në automjet edhe me dy persona të tjerë, të cilët do të merret në pyetje.
Të tre personat janë shoqëruar në polici. Ajo që nuk kaloi pa bërë përshtypje nga qytetarët ishte se një nga personat që ishte në makinë u shtri në tokë dhe u prangos nga një police femër.
Ende nuk është bërë publik identiteti i tij, por burimet thonë se ai ka qëlluar pa ndonjë arsye. “Qëllova me armë në ajër nga automjeti pa ndonjë arsye”, mësohet të ketë thënë i arrestuari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/