Kryeministri Edi Rama, në vazhdimin e rrugëtimit drejt Jalës për takimin e tij me të rinjtë socialistë, ka ndaluar në Vlorë për inspektim e Lungomares.
Ky aks ka bërë që gjatë verës të rritet shumë trafiku madje jo në pak raste ka pasur bllokimi të mëdha.
Përpos kësaj, ajo që ka bërë përshtypje sot, ishte se gjatë inspektimit që Rama ka bërë në Lungomare, aksi rrugor në krah të tij, ka qenë i boshatisur nga automjetet. Arsyeja e boshatisjes ishte shumë e thjeshtë dhe e lidhur me nevojën e tij që të dukej sa më bukur në kamerat e televizioneve që kishin shkuar pas kryeministrit për të ndjekur inspektimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/