FOTO GALERI/ Muret e Bashkisë së Tiranës mbushen me shkrime për Arditin

FOTO GALERI/ Muret e Bashkisë së Tiranës mbushen me shkrime për Arditin

71
0
Shares

Image Gallery

Nuk kanë mjaftuar vetëm deklaratat politike, por duket se “lufta” kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që është rindezur sërish, është shtrirë edhe në metoda që të kujtojnë kohën e parrullave kundër fashizmit gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare.

Sot muret e Bashkisë së Tiranës dhe të godinave përreth janë gdhirë të shkruajtura me grafite ku bëhej thirrje për të “mos harruar Arditin”.

Aktivistët kanë qenë aq të guximshëm sa që grafitet i kanë shkruar edhe në murin ballor të bashkisë, edhe pse ajo ruhet me roje 24 orë në ditë.

“Nga Organizata Politike:

Arditi nuk është vetëm një njeri fatkeq. Ai është tanimë emri i përbashkët i mijërave si ai që shfrytëzohen deri në vdekje nga uria e pangopshme e biznesmenëve dhe politikanëve për fitime. Parullat e shkruara edhe në murin e Bashkisë së Tiranës vlejnë për t’u përkujtuar vrasësve sistemorë se Arditët as falin, as harrojnë. Të martën në 17.30 mblidhemi para bashkisë për të dëshmuar revoltën dhe fuqinë tonë të përbashkët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY