Fier, bën kallëzim të rremë për baxhanakun, përfundon vetë në pranga 31-vjeçari

Fier, bën kallëzim të rremë për baxhanakun, përfundon vetë në pranga 31-vjeçari

66
0
Shares

Policia e Fierit ka zbardhur një  ngjarje dhe ka dokumentuar inskenimin e saj, ndërsa ka arrestuar edhe autorin për veprat penale “Kallzim i rremë”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” , “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Sipas burimeve zyrtare të policsë Vendore, mësohet se specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër.
Vasil Yzeiraj kallëzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike. Policia me të marrë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY