DETAJE/ Vajzat e larguara nga shtëpia, SMS familjarëve ku shpjegonin arsyen

DETAJE/ Vajzat e larguara nga shtëpia, SMS familjarëve ku shpjegonin arsyen

75
0
Shares

Tri minorene nga Pogradeci janë larguar pa adresë nga banesat e tyre, duke alarmuar familjarët. Të tronditur, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selcë e Poshtme e këtij rrethi.
Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se dy motrat B. Ç. dhe L. Ç., përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe, kanë ikur nga shtëpia së bashku me fqinjën e tyre 16-vjeçare A. B. Mësohet se denoncimi për zhdukjen e vajzave është bërë nga Bashkim Çollaku. 45-vjeçari ka deklaruar se dy vajzat e tij kanë ikur nga banesa rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.

Arratia e vajzave
Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tri minoreneve, ndërsa hetimet janë përqendruar në dy pista: në largimin me dëshirë të vajzave me persona që mund t’ kenë njohur së fundmi, ndërsa është dyshuar për një trafikim të mundshëm të tyre drejt Maqedonisë.
Mësohet se pak orë pas zhdukjes, Bashkim Çollaku ka marrë një mesazh në celular nga vajza e fqinjit të tij, e cila i shkruante: “Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK”.
Mësohet se autorja e mesazhit i kishte prindërit e saj në Greqi, ndërsa jetonte me të motrën në fshatin Selcë e Poshtme.
“Mesnatën e së premtes, dy vajzat e miat shkuan të flinin si gjithmonë nga fqinja e tyre, për të cilën prej kohësh kujdesem unë, pasi prindërit i ka në Greqi. Gjithmonë flinin andej, ndërsa unë i mbaja në mbikëqyrje. Isha i qetë deri në orën 03:00, kur erdhi e alarmuar vajza e vogël e më tha se tri vajzat e tjera nuk ishin në banesë. Dola menjëherë, i kërkova gjithandej, por nuk i gjeta. I shqetësuar së tepërmi bëra denoncim në polici”, tha Çollaku. /GazetaShqiptare/

Teksti i SMS-së

“Xhaxhi Bashkim, ne u larguam nga banesa. Nëse na do, mos na kërko më. Ju nuk na kuptuat asnjëherë ne. Kemi vuajtur shumë, ndaj vendosëm të largoheshim. Të lutem mos na kërko më. OK”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY