Një minoren humbi jetën kur ashensori i fabrikës së këpucëve në Rrashbull të Durrësit u rrëzua.Ai po priste nënën e tij të dilte nga puna dhe ndërkohë lëvizte me ashensorin e mallarve.
I plagosur rëndë mbeti edhe një punonjës i fabrikës që shkoi për ta ndihmuar 15 vjeçarin. Të dy u rrëzuan në gropën e ashensorit që dyshohet të ketë patur defekt, informon tv klan.
44 vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve kurse për të voglin nuk pati asnjë shpëtim.
Ende nuk janë prezantuar rrethanat se çfarë ndodhi, por burime zyrtare të policisë thanë se dy personat u rrëzuan bashkë me ashensorin nga një lartësi 6 metra.
Burime nga policia e Durrësit thanë se po merren në pyetje punonjës të fabrikës, si dhe teknikët të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e objekteve të punës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/