Gjatë natës së kaluar, në Shtërpcë është therur me thikë Draginja Nikolcevic 80vjeçe, ndërsa te fqinja e saj është gjetur trupi edhe i një të moshuare tjetër, identiteti i së cilës ende nuk është bërë e ditur. Burime nga Policia e Kosovës bejne me dije se eshte arrestuar nje shtetase që jeton në Beograd, por qe ka marrëdhënie familjare më viktimën, ka thene Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt. Trupin e masakruar të Draginjas, e kishte gjetur policia e Kosovës, e cila menjëherë trupin e saj e ka dërguar për obduksion në Prishtinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/