Dy vëllezër kanë rrënë në prangat e policisë dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen se tentuan të vrisnin një të moshuar, pas një sherri për cështje pronësie.
“Tre vëllezër në bashkëpunim me njëritjetrin në orët e mbrëmjes janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie me shtetasin S. Xh. 74 vjeç, lindur e banues në fshatin Hotesh Njësia AdministrativeLuzni Dibër, ku si pasojë e konfliktit fizik, shtetasi S.Xh, ka pësuar dëmtime të lehta fizike.
I dëmtuari shkoi të merrte armën, por u ndalua në kohë nga policia. Kjo e fundit arrestoi në flagrancë dy vëllezërit Baftjar Xhurxhiu, 42 vjeç, Urim Xhurxhi, 38 vjeç dhe shpalli në kërkim vëllain e tretë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/